Berisha lëshon "bombën" e radhës: Me LSI kemi traditë bashkëpunimi
Ish kryeministri Berisha ka lëshuar "bombën" e radhës, duke mos e përjashtuar koalicionin e vënë në dukje se me LSI kanë traditë bashkëpunimi.

Berisha thotë se kundërshtitë e opozitës për Reformën në Drejtësi nuk ishin për të mbrojtur një grusht njerëzish të Partisë Demokratike, sikundër ka deklaruar kryeministri Rama, por qëndresë për parimet themelore kushtetuese.

Më tej ai nënvizon se konsensusi i reformës u imponua nga opozita, ndërsa humbësi shprehet ai, ishte kryeministri Rama. Rreshtimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, krah opozitës në këtë proces, Berisha e sheh si një zhvillim që kontribuoi në arritjen e konsensusit, pa mohuar një traditë bashkëpunimi, që Partia Demokratike ka patur me aleatin e saj të vjetër, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Bashkëpunimi i PD-së me LSI-në varet nga rezultatet elektorale dhe shumë faktorë të tjerë, por nuk mund ta mohoj që këto dy parti kanë një traditë bashkëpunimi”, tha Berisha në një intervistë për "Tv Klan".

Për herë të parë, ish kryeministri Berisha komenton edhe pozicionimin e disa deputetëve të opozitës pro Reformës pavarësisht vendimit të grupit. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2016, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori