Berisha: Kuvendi të mblidhet urgjentisht, t’i heqin mandatin Tahirit
Pëlqej
Pas publikimit të vendimit të Kuvendit ku i ndalohej lëvizja jashtë shtetit ish-ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri ka reaguar ish-kryeministri Berisha.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Kuvendi duhet të mblidhet me urgjencë dhe t'i heqë mandatin Tahirit.

Statusi:

Heqja e mandatit te Tahirit eshte emergjence kushtetuese!

Te dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili nder te tjera nuk e lejonte ate te largohej nga Shqiperia. Me kete akt te rend antikushtetues ai ka humbur te drejten e mbajtjes se mandatit te antarit te parlamentit.Kete vendim te votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnje institucion tjeter perveç Kuvendit.

Shkelja e vendimeve te Kuvendit perben shkelje madhore kushtetuese, por per Noriegen dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit jane leter pa vlere.

I bej thirrje parlamentit te mblidhet me urgjence per heqjen e menjehershme te mandatit te deputetit Saimir Trafiku, ose te vendose veteshkrijen e tij! /albeu.com/

Shtuar më 18/11/2017, ora 23:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori