Berisha kundër heqjes së TVSH-së për bujqësinë
Kryeministri Berisha e cilëson projektin e ullirit, si një ndër më projektet më madhore të qeverisë së tij. Gjatë një takimi me fermerë vlonjatë, kreu i qeverisë premtoi 3-fishim i granteve për ullirin.


“Në Vlorë jemi në djepin e prodhimit të ullirit, qëllimi ynë është të shumëfishojmë rrënjët e ullirit. Ne kemi financuar vetëm ullinj mbi 9 mijë hektarë, ne të vendosur të 3 fishojmë grantet për fermerët shqiptarë, cka do të thotë 3-fishim i granteve për ullirin. Ne Hoqëm cdo taksë e tatim që nevojitet për cdo makineri për prodhimet bujqësore. Do subvencionojmë mbrojtjen e ullirit dhe vjeljen e tij. Programi ynë duam që të jetë programi juaj, duam të mbështesim interesat tuaja më të mira”, tha Berisha.

Në këtë takim Berish nuk ka lënë pa sulmuar edhe programin e Partisë Socialiste në lidhje me programin e bujqësisë.

"Duke hequr TVSH për prodhimet bujqësore, fermerëve ua kalb në fushë prodhimet. Natyrisht hapet cdo mundësi për konkurrim të egot e të pandershëm. Në Europë paguhet 3 euro subvencion për lopën, dhe i bie që fermeri atje ta shesë qumështin me cmim më të lirë duke ju konkurruar. Prandaj ne nuk e heqim TVSH se duhet t’i mbrojmë prodhimet tuaja. Ata propozojnë politika kokëposhtë”, tha Berisha.
Shtuar më 06/04/2013, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori