Berisha konfirmon Bashën si kandidat për Bashkinë e Tiranës
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha konfirmon se Lulzim Basha do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 8 majit. Pasi ka marrë pjesë në festimet e Ditës së Verës në Elbasan, kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur interesimit të medias.

Në faqen e qeverisë, është bërë publike deklarata e Kryeministrit i cili eshte pyetur nga mediat:

Zoti Berisha, do të festoni dhe në Tiranë?
Kryeministri Berisha: Vitin tjetër kryebashkiaku i ri i Tiranës dhe
kryebashkiaku i ri i Elbasanit do të bëjnë një axhendë të përbashkët
për të festuar Ditën e Verës.
Pyetje: Do të jetë zoti Basha?
Kryeministri Berisha: Kush tjetër
Shtuar më 14/03/2011, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori