Berisha komenton dasmën gjigante me dy raunde të Veliajt
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot lidhur me dasmën e ministrit të Mirëqënis Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj për të cilin deputeti demokrat shprehet se janë shpenzuar me qindra mijëra euro.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se dasma gjigante me dy raunde e Veliajt, është standarti i vendosur nga neo-bllokmeni Edvin Rama dhe kupoles miliardere te kleptokracise socialiste.


"Te dashur miq, dasmat dhe gostite e kupoles se "aleances se qelbesirave" jane me te medhate ne Europe. Keshtu, mediat njoftuan per dasmen dupleks, me te madhen ne historine e vendit, te ministrit te te varferve e te papunve, dhe nenkryetarit de fakto te PS, Erion Veliaj.Dasma e pare u be ne Kalane e Gjirokastres me 1000 te ftuar. Mediat njoftojne per nje shpenzim mbi 450 mije dollare, pa llogaritur ketu shpenzimin per rikonstruksionin e sheshit te Kalase te bera me nje pretekst tjeter te ideuar nga vet çifti Veliaj 2 muaj me pare, si dhe karburantin e qindra makinave te qeveritarve, eskortave te tyre dhe zyrtareve qe u dynden nga Tirana dasmore te Velise. Por kjo nuk ngopi çiftin Veliaj ndaj dhe mbreme u zhvillua raundi i dyte i dasmes ne Peze, sipas mediave me 900 te ftuar.
Ju sqarojme se çifti Veliaj vetem dy vitet e fundit kane firmosur per here te pare ne jeten e tyre ne bordero, duke paguar dhe sigurimet shoqerore per rrogat e tyre. Gjate kohes qe punonte tek MJAFT-i, nje dite te bukur Veliaj njoftoi se i vodhen kompjuterin e financave. Me pas kopmpjuteri, qe thane se e vodhi vet, nuk u gjend por çifti deklaroi se sejcili kishte nga nje vile. Mirepo Velica, nen presionin e mediave, deklaroi se e dorezoi vilen. Ne te vertete kupola po ndjek shembullin e Edvin Kristaq Rames, i cili ne dasmen e marteses me gruan e tij te 5-te shenoi rekordin e te ftuarve prej 900 vetesh, me shpenzime qe arrinin, sipas mediave, 300 mije dollare dhe dhurata per çiftin si diamante, vetura, parfume, paje ekzotike, etj etj, thuhet rreth 1.6 milone dollare. Kjo ishte dasma Edvinit, qe asokohe kishte pasuri te deklaruara gjithesej 3000 mije euro dhe ishte i pastrehe." shkruan Berisha.

Me tej ish-kreu i PD-se deklaron se ky eshte standarti i neo-bllokmenit Rama dhe kupoles se tij, qe ai vet me 3000 mije euro te deklaruara si pasuri dhe ministrat e tij pa biznese familjare apo personale private te deklaruara, bejne ne vendin me te varfer dasmat me te medha ne Europe. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori