Berisha: Kolumbianët erdhën nën kujdesin e Ditmir Bushatit
Ish kryeministri Berisha ka hedhur 'shashkën' e radhës në rrjetin social Facebook, në lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrak të Elbasanit.

Akuzat e tij bien mbi ministrin Bushati, e ndërsa sulmit të tij nuk i ka shpëtuar as kryeministri Rama.

"Kolumbianët e Hakmarrjes për Drejtësi në Xibrakë, erdhën nën kujdesin e neo-bllokmenit, Ditmir Bushati!!

Të dashur miq, burime të sigurta njoftojnë se "Che Guevara-t" e drogës së "Hakmarrjes për Drejtësi" erdhën në Shqipëri me viza të marra në Beograd, me ndërhyrjen dhe kujdesin direkt të neo-bllokmenit, ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Banda tjetër e Partisë "Hakmarrja për Drejtësi", me kryekumbar Edi Ramën, ka anëtarët e vetë edhe në qeveri!!", shkruan Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2015, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori