Berisha: Koalicioni me LSI realizoi premtimet
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit të PD-së se koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim ka arritur të realizojë me seriozitetin më të madh premtimet e tij duke bërë të mundur integrimin.
"Bëtë që në këtë koalicion të gjejnë veten idealet europiane të shqiptarëve. Koaliconi u quajt koalicioni i integrimit. Unë besoj se këtë kjo mazhorancë po e fakton çdo ditë", tha ai.
Sipas tij, koalicioni ka përcaktuar veprimtarëine tij në perspektivë afatgjatë në interesin e qytetarëve shqiptarë. Kryeministri u ndal edhe në zhvillimet ekonomike të vendit si dhe vendimet e fundit të mazhorancës për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ai pohoi se në një kohë që ekonomia botërore përballet me vështirësi serioze,nuk ka se si këto vështirësi të mos ndikojnë ekonominë shqiptare. "Por unë ju informoj se në atë çka është ekonomi reale, kjo ekonomi performon sot më mirë se çdo herë tjetër", pohoi ai.
Kryeministri tha se asnjë vend tjetër nuk ka shënuar rritje të eksporteve si Shqipëria, duke theksuar se ekportet e produkteve shqiptare janë 3-fishuar. "Eksportet Made in Albania për 6 mujorin e parë të 2010-ës janë rritur në 39 miliardë e 545 milionë lekë. Në 6 mujorin e parë të 2009-ës ishin 15 miliardë e 270 milionë lekë , pra janë trefishuar. Në total eksportet kanë arritur 81 miliardë e 751 milionë lekë kundrejt 48 miliardë e 506 milionë lekë që ishin vitin e kaluar", shpjegoi ai.
Duke iu referuar deklaratave të PS-së se qeveria ka bërë krim ekonmik me rritjen e pagave dhe pensioneve, Berisha tha se këto deklarata janë jashtë çdo lloj qendrimi opozitar. Ai i cilësoi ato si një
shpirtkazmëri të pashembullt . "Në vend t'i kërkosh qeverisë të bëjë rritje të rrogave dhe pensioneve, të shpallësh se përbën krim ekonomik, nuk e di si mund t'i dalësh para atyre qindra mijëra grave e burrave të thinjur e lodhur që marrin pension shumë më të vogël nga sa meritojnë. Ata u shkrinë një sistem barbar që çdo ditë e hedhin dhe e ngrysin me lot heshtje për pamundësitë që kanë", pohoi kryeministri.
Berisha pohoi se nuk po përdoret asnjë qindarkë nga kursimet për rritjen e pagave e pensioneve.
Shtuar më 05/07/2010, ora 14:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori