Berisha këshillon Ramën: Kujdes me fyerjet ndaj administratës
Kryeministri Berisha reagoi ndaj akuzave të kundërshtarit të tij politik në lidhje me presionin që sipas Ramës por përdor kreu i qeverisë për pjesëmarrje të detyrueshme të administratës në mitingje.


Duke folur gjatë inaugurimit të nënstacionit elektrik të OST-së, 400 KV në Fushë Mbret, kreu i qeverisë u shpreh se punonjësit e administratës kanë të gjitha të drejtat politike të dalin në mitingje.

“Nuk besoj kurrë se ka ekzistuar ndonjëherë ne Europë një opozitë e tillë. Z Rama deklaron se ata që vijnë në sheshin e PD, ata janë robër. Unë i them atij zotërisë se, duhet të mbajë zerimërimin, nervozimin. I them nëse ke hyrë në këtë betejë, lufto, qëndro aty, por jo fyerje kolektive. Se punonjës të kësaj administrate, në Shkodër e në Vlorë nuk janë robotë, por janë qenie shoqërore, politike dhe sa kohë të votohet Sali Berisha ata do dalin në sheshe me cilën forcë politike të duan”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij të drejta për mitingje kanë të gjithë, përvec disa kategorive të ushtarakëve dhe policisë.


“Ata, kanë të gjitha të drejtat politike të dalin në mitingje, përveç ushtarakëve, punonjësve të policisë dhe punonjësve informativë të shtetit. Të gjithë të tjerët jeni të ftuar të ushtroni vullnetin tuaj të mbroni në fushatë pikëpamjet që dëshironi, ndaj dhe i nderuar zotëri nis e shkon në Gjirokastër dhe shpall e fyen punonjësit. U thua robër. Një mesazh më erdhi, më thoshte, ‘z kryeministër se ne jemi njerëz të lirë, ai mesa duket është rob i së shkuarës së tij, nuk kemi c’ti bëjmë’. Po, po, por unë ju ftoj të injorojmë sharjet, akuzat, trillimet, dhe të vazhdojmë me vepra si kjo, me rrugë, shkolla, në mbështetje të fermerëve” deklaroi Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori