Berisha kërkon rikthimin e Teatrit të Kukullave këshillit bashkiak
Në 93-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, kryeministri Berisha kërkooi sot që Teatri i Kukullave ti kthehet këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Në aktivitetn e organizuar për këtë ditë kreui qeverisë u shpreh se ky teatër ka qenë parlamenti i Tiranës.


“Njeriu që qeverisi Tiranën për 11 vjet si shpërblim për votën e qytetarëve u mbyll derën e integrimit, e lë Tiranën në mënyrën më të paimagjinueshme jashtë listës, familjes të kryeqyteteve të vendeve anëtare të BE, e bën këtë jashtë cdo lloj sensi mirënjohjeje për këta qytetarë, jashtë cdo respekti për vokacionin perëndimor, që ne shqiptarët e kemi paguar me çmimin më të lartë dhe s’mund ta injorojmë këtë, për të cilin janë bërë sakrificat më të jashtëzakonshme”- tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori