Berisha kërkon 5 mandate në qarkun e Dibrës
Në vijim të turit të tij elektoral, kryeministri Berisha përuroi sot rikonstruksionin e rrugës së Kalasë së Dodës në Dibër. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Berisha u shpreh i bindur se koalicioni i djathtë do të sigurojë 5 mandate në qarkun e Dibrës. Kryeministri premtoi ndërtimin e rrugëve të reja, në mënyrë që të mos ketë më asnjë komunë apo fshat të izoluar.

“Rruga që inaugurojmë se bashku është pjesë e unazës verilindore juglindore dhe tërësore të Shqipërisë. Për ne nuk d të ketë komunë, nuk do të ketë fshatra të izoluar. Unë e di se prape kemi komuna të palidhura me rrugë, unë ju premtoj atyre banorëve që do të kenë rrugë më të mira. Do të shkurtojmë të gjitha distancat. Do ndërtojmë infrastrukturën, rrugë, kanalizime, shkolla më të mira dhe ata do ndërtojnë jetën e tyre më të mirë. Do bëjmë gjithçka që aty ku jetoni të keni drita, ujë shkolla, rrugë të jetoni si qytetarë me dinjitet të plotë.”- u shpreh Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori