Berisha: Kërcënimi ndaj Bashës një akt i shëmtuar i Ramës
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish kryeministri Berisha vijon në vazhdën e akuzave të parashtruara edhe më herët nga PD, në lidhje me Emiljano Shullazin.

"Kërcenimi i kryetarit të opozitës nga kryebanditë të qeverisë, akt i shëmtuar kriminal i Edvin Kristaq Ramës!

Të dashur miq, vetëm dy orë pasi u largua i lirë dhe me nderime nga zyra e drejtorit të policisë së Tiranës, pasi u prishën të gjitha provat e gjetura në makinën e tij, i'u dorëzua edhe telefoni celular, eurot etj, Shullazi i PS kërcëlliti dhëmbet e krimit dhe i dërgoi kërcënimin e porositur, tashmë jo Artur Çanit apo T.Doshit apo B. Plakut, apo ndonjë kundërshtari tjetër të Ramës dhe Tahirit, por direkt kryetaritopozites z. Lulzim Basha.

Qytetarë, ky është akti i parë në 24 vite që një bandit i qeverisë sapo përcillet nga zyrat e saj, në zbatim të porosisë apo kushtit të lirimit, i dërgon nëpërmjet eksponentëve opozitar, kryetarit të opozitës mesazhe kërcenimi me aludim jetën e tij.

Të dashur miq, ështe rasti t'i themi Edi Ramës sa vijon:
- Kërcenimi nga ana e Kostandinëve të tu, e kryetarit të opozitës është kercenim personal direkt për çdo demokrat të ketij vendi, për jetën dhe idealet e tyre, është kërcënim për vlerat e demokracisë të çdo qytetari e qytetareje të këtij vendi që do të jetojë në paqe në Shqipëri.
- Mbaje mënd dhe mos harro se ne nuk merremi me Kostandinët dhe hanxharët e tu të tjerë të krimit, por ne e marrim kërcënimin me jetë të Kryetarit të PD, pra kërcënimin me jetë ndaj çdo demokrati dhe demokrateje, si kercënim dhe si vepër të zezë direkt personale tenden.
- Së fundi, Edvin Kristaq Rama merre si të duash, por po të paralajmeroj se ndaj çdo cënimi, ndaj çdo akti kundër cilitdo anëtar të opozitës, do të ketë për ne një dhe vetëm një përgjegjës, një dhe vetem një autor dhe ky përgjegjës, ky autor do të jesh vetëm ti. Ne këtu jemi!!", ka shkruar ai. /albeu.com/





Shtuar më 09/01/2015, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori