Berisha: Ka vdekur ideja për copëtimin e Kosovës, Haradinaj shpëtimtari
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur shpëtimtar të Republikës së Kosovës kryeministrin aktual, Ramush Haradinaj.

Në emisionin "Opinion" të Klanit të Shqipërisë, Berisha ka folur edhe rreth idesë për shkëmbimin e territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo ide është e pamundur të realizohet.

"E them se Ramush Haradinaj ka hyrë në histori të Kosovës, ai e shpëtoi Kosovën. Tani me ka vdekur ideja për copëtimit të Kosovës", është shprehur Berisha.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj, ka deklaruar se ideja për shkëmbim apo ndarje të territoreve ka vdekur.

"Ju shprehi ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shprehu të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet … Çështja e liberalizimit të vizave nuk është keq gjendja iu siguroj që nuk është keq , pra keni kujdes çdo mik që vjen në Prishtinë ne na njofton me vështirësitë që i kemi në proces, por ju siguroj që nuk e kemi ndier një jo diku dhe jam shumë optimist kemi shumë punë, ne zhvilluam një takim që i dedikohet krejtësisht kësaj agjende , por jam optimist që do ta marrim para fundit të vitit”, tha ai.


Serbët kanë dashur vetë ta heqin Preshevën. Serbët luftojnë për linja të pastra etnike, argati (Hashim Thaçi) lufton po për vija etnike. Ai për lëkurën e tij po copëton Kosovën, dosjen që ka në Hagë. Sepse ka një dosje të madhe në Hagë, ajo dosje është e tërë me origjinë nga Beogradi'.

Në këtë mënyrë i është përgjigjur ish-kryeministri Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi, i cili në një intervistë televizive javën e kaluar ka thënë: “Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë".

Berisha shpjegoi qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike ndër vite.

"Qëndrimi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj Sllobodan Millosheviçit është ky: Më 22 Dhjetor Partia Demokratike ka shpallur programin “Ylli ynë polar”. Njohja e Republikës së Kosovës më 1991. Është bërë përpjekje për promovimin e lidershipit të Kosovës në atë kohë. Në samitin e Helsinkit është futur paragraf i veçantë, në të cilën Kosova trajtohet si njësi më vete. Në atë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK, por që të gjitha nën patronazhin e qeverisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës. Midis tyre Adem Jashari. Janë dërguar armatime falas pa asnjë çmim Bosnjes dhe Kroacisë në kundërshtim me embargon”.

Berisha tregoi dhe pse ishte arrestuar Hashim Thaçi gjatë luftës në Kosovë.

“Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij. I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj”.

A e ka qenë për vizitë në Shqipëri Arkani?

"Shqipëria ka qenë një vend i hapur dhe Arkani mund të ketë ardhur. Ai me pasaportë jo serbe mund të ketë hyrë, nuk them dot. Por si Arkan do të arrestohej 1 mijë herë. Në vitin 1994 Shqipëria kaloi rezolutën në OKB me 137 vota në të cilën popullit të Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje. Kam bërë çmos që Prishtina të ngrihet në protesta kundër Millosheviçit. Mendoja se shqiptarët duhet të protestonin. Duhej reagim. Kaq ka qenë".

Në lidhje më marrëdheniet e Ramës me Haradinaj, ai tha: Sepse Edi Rama është anti-shqiptari më i madh pas zografit. Skam asnjë lidhje me Haradinaj. Ramush Haradinaj mban qëndrimin e tij për vendin e tij, i ka bërë një shërbim shumë të madh Kosovës, se shpëtoi. Shanse nuk ka më. Ditë më të zezë se sa të shkojnë tre zyrtarë të lartë shqiptarë në Berlin për të shit trojet shqiptare nuk ka.

Shtuar më 24/05/2019, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori