Berisha ka ende ‘oreks bërthamor’
Albeu.com
Para do kohësh Kryeministri Sali Berisha ngjalli zilinë iraniane dhe shume reagime ne vend teksa deklaroi për mundësinë që vendi ynë të shndërrohet në një fuqi energjitike rajonale me anë të cenraleve bërthamore.Konfirmimi i kësaj erdhi sot gjatë punimeve në forumin e Crans Montana-s, ku Berisha u shpreh se sektori energjetik mbetet prioritet i Qeverisë, e cila është e interesuar edhe për prodhimin e energjisë nga centralet nukleare.

"Një TEC është duke u ndërtuar në Vlorë dhe një hidrocentral po ndërtohet në Kalivaç, por po bëhen përpjekje të mëdha për të gjeneruar burimet tona të energjisë. Janë 26 kompani të kontraktuara dhe kontratat janë aprovuar nga Këshilli i Ministrave për HEC-e me përmasa të ndryshme, por ka edhe projekte të tjera të cilat janë duke u diskutuar ose janë në proces tenderimi", tha Kryeministri Berisha.

Duke theksuar interesin e kompanive të huaja për të ndërtuar TEC-e me një teknologji të lartë, Kryeministri Berisha u shpreh se "Qeveria është e hapur edhe për ato bërthamore".

"Ne po shikojmë dhe duam të bashkëpunojmë me agjenci atomike nukleare me seli në Vjenë dhe po përgatisim kuadrin ligjor për këtë gjë. Sapo kuadri ligjor të jetë gati ne do të fillojmë negociatat me vendet fqinje, me Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, duke u përpjekur të hartojmë një projekt të përbashkët, sepse mendojmë se ky do të ishte burimi më i qëndrueshëm i energjisë", tha Kryeministri Berisha.
Shtuar më 16/05/2008, ora 18:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori