Berisha: Jam pro thirrjes së Metës por nuk do të shkoj në mitingun e 8 dhjetorit!
Ish-kryeministri Sali
Berisha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora pranoi se nuk do të jetë prezent në thirrjen për referendum që ka bërë
Presidenti Ilir Meta në datë 8 dhjetor, në sheshin ‘Demokracia’, në qytetin Studenti.
Berisha tha se atje do të marrin pjesë qytetarët, por u shpreh pro këtij referendumi.
"Do të binte ndesh nëqoftëse
Presidenti do kërkonte
mbështetjen e opozitës. Ai do t’i humbiste palët. Në mitingun e tij nuk shkoj. Ai ka ftuar popullin atje. Unë do të ndjek programin Partisë Demokratike", tha
Berisha.
"
Presidenti as që pretendon dhe as që kërkon, me aq sa e dëgjova unë dhe sa kuptova unë,
mbështetjen e asnjë force politike. Ai mendon se thirrja e tij, në interesin më të mirë të
qytetarëve, që t’i përgjigjen, që tu japë atyre të drejtë në vendimmarrje siç e ka Zvicra.
Në Zvicër është populli direkt që vendos në shumicën dërrmuese të çështjeve. Ai e sheh që në një moment kur një njeri ka përqendruar të gjithë pushtetet, kjo histori mund të përsëritet dhe do që të gjithë pushtetet në kuptimin e vendimmarrjes ligjore t’i kalojnë në rradhë të parë
qytetarëve".
Shtuar më 25/11/2019,
ora 23:21