Berisha: Jam i gatshem per tryeze me Ramen, pres ftesen e Topit
Albeu.com
Kryeministri Berisha ka deklaruar se është i gatshëm për t'u ulur në tryezë me kreun socialist Rama për zgjidhjen e krizës politike në vend. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave për dialogun pozitë-opozitë Berisha theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë për ...... tryezën e negociuar nga presidenti Topi por theksoi se pret një ftesë nga ky i fundit. Gjithashtu Berisha theksoi se pranon si negociator këdo që garanton zgjidhje duke shtuar se është i gatshëm që të bashkëpunojë që takimi mes tij dhe Ramës të mos dështojë. Ndërkohë kryeministri Berisha theksoi edhe njëherë se është i gatshëm të ulet në tryezë për zgjidhjen e krizës por theksoi se do të ulet në këtë tryezë pa kushte të vendosura nga opozita. Këto deklarata kryeministri Berisha i bëri në ceremoninë e inagurimit të zyrës së fondacionit "Konrad Adenauer" në Tiranë.
Shtuar më 03/02/2010, ora 23:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori