Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se atentatin ndaj gazetarit
Artur Çani e ka përgatitur Rama. Në vazhdën e akuzave, sipas tij, Çani ka qënë duke hetur një çështje ku në të përfshihet Koço Kokëdhima.
"Disa të dhëna të reja për atentatin ndaj
Artur Çanit. Të dashur miq, atentatin ndaj gazetarit investigativ të emisionit "Ajsberg" i
Artur Çanit të News 24, Rama-Tahiri e mbajtën sekret për 24 orë.
Sot mësohet se Çani kishte filluar hetimin mbi një dosje përvëluese ku mesa duket implikohen direkt Rama dhe sivllau i tij Kokëdhima. Kjo është një dosje e
Albpetrolit disa herë më e rëndë se sa ajo e 12 milionë eurove që po heton prokuroria me denoncimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Dosja, e cila heton një vjedhje të përmasava të papara, lidhet me Koço Kokëdhimën dhe drejtorin e tij të
Albpetrolit, Puka si dhe me Edi Ramën dhe drejtorin e drejtorisë së marrëveshjeve për hidrokarburet, kushëri i parë i bashkëshortes së Edi Ramës si dhe me Ermir Avdaj, nipçja e Koço Kokëdhimës, drejtor i shitjeve të naftës.
Burimet e sigurta njoftojnë se Çanit i kanë dorëzuar dokumenta të shumta punonjës të
Albpetrolit dhe dëshmi që faktojnë se kjo vjedhje ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, kishte "mbikqyrje edhe nga sipër".
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë me përparësi atentatin ndaj gazetarit Çani dhe implikimet e Ramës dhe sivllaut të tij Kokëdhima në këtë akt kriminal dhe lidhjet e këtij akti me dosjen e
Albpetrolit", ka shkruar Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2014,
ora 16:05