Berisha: Ja kush është Al Kapone i Shqipërisë
Një ditë pas deklaratave të Ambasadorit Donald Lu, se situata është e rëndë pasi kriminelet kanë lidhje me personat me influencë, një reagim është përcjellë nga ish kryeministri Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka treguar se kush është Al Capone shqiptar.

Ai tha se Edi Rama është ai që jep urdhrat për kriminelët. “Al Capone këtu është kryeministër, përdor fuqinë e ekzekutivit”, deklaroi Berisha.

Fjalën e tij Berisha e nisi me situatën ku ndodhen maturantët.
Sipas tij, qëllimisht është bërë një skemë që t’i orientojë studentët drejt universiteteve private.

“Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm. Mijëra gjimnazistë shqiptarë, përfshi edhe atë që u shpall e dyta më e mirë në maturat e Shqipërisë, kanë mbetur jashtë universiteteve. Juve u kujtohet se si Edi Rama nga tribuna në tribunë sulmonte arsimin privat se do ta mbyll dhe do ta kyç. Unë isha nxitës i arsimit privat”, deklaroi Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2016, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori