COVID-19 “kapërcen” dyert e burgut, infektohen tetë të dënuar

Ditët e fundit janë identifikuar 8 raste të reja pozitive në burgun e Zaharisë në Krujë, ku dy prej tye janë punonjës plicie. Ky burg është një institucion psikiatrik ku vuajnë dënimin rreth 284 të burgosur.

Edhe më parë ky burg është cilësuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit si një institucion i cili nuk përmbush kushtet minimale të jetesës për të dënuarit

Ditën e djeshme ministria konfirmoi 6 viktima dhe 139 raste të reja.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ministria ka pranuar se përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si të prekur nga Covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet mjekësore.


Shtuar 6.08.2020 09:12