Berisha ironizon Ramën: Jo vetëm në BE dhe SHBA, por ai s'do t'ju lejojë të shkoni në hënë
Ka bërë bujë deklarata e sotme e kryeministrit Rama se kush prek zgjedhjet nuk do të futet dot as në BE dhe as në SHBA.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha duke e ironizuar.

Berisha shkruan në “Facebook” se paranoja e Ramës ka arritur në re dhe herë tjetër mund të shpallë dhe ndalimin në hënë të armiqve.

Paranoja e tij nga mos mjekimi ka arritur gjer në re! Herën tjetër prisni kur të shpallë se armiqve të tij do iu ndalohet përgjithmonë hyrja në hënë dhe familjarët e tyre do internohen në Shkretëtirën e Gobit”, shkruan Berisha.

Shtuar më 18/05/2019, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori