Berisha ironizon propozimin e Ramës për ministrin e Brendshëm: Zgjodhi burrin e ish gruas së tij!
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për propozimin e Ramës që të emërojë Bledi Çuçin në postin e Ministrit të Brendshëm duke thënë se ka zgjedhur “një njeri të familjes së tij të vogël, konkretisht burrin e ish gruas së tij të tretë”.

Në një shkrim në Facebook, Berisha thotë se Rama po kryer një akt shkatërrimtar që nuk ia ka lejuar vetes asnjë shef i ekzekutivit shqiptar që prej 1912 e deri më sot.

Shkrimi i plotë:

Edvini e ben te familjes Ministrine e Brendshme!

Te dashur miq, me emerimin minister te brendshem te burrit te gruas se trete te tij, Edvin Kristaq Xhelati per here te pare ne historine 108 vjeçare te shtetit shqiptar shnderron kete ministri dhe organet e varura prej saj ne ministri dhe institucione private familjare.

Duke emeruar ne drejtimin e ministrise se brendshme Bledar Çuçin, nje njeri te familjes se tij te vogel dhe konkretisht burrin e ish guras te trete te tij, zonjes Delina Fico, me te cilen ruan te gjitha marredheniet e ngushta familjare perveç atyre martesore, Edvini kryen nje akt shkaterrimtar e te pashembullt, te cilin nuk ia ka lejuar vetes asnje shef i ekzekutivit shqiptar nga viti 1912 gjer sot kryeminister, Mbret, apo diktator qofte ai.

Me kete akt te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar, Edvini tregon se ai shfrytezoi rastin e vrasjes pas shpine te Klodian Rashes per ti dhene duart Sander Lleshajt dhe per te shtene totalisht ne kthetrat e tij dhe familjes se tij mafioze ministrine e dhunes, droges dhe krimit elektoral.

Ky emerim unik ne historine e Shqiperise eshte nje kushtrim per çdo shqiptar te ngrihet kunder ketij regjimi te kalbur nepotik qe nuk njeh ligj, norme as etike shteti, per te permbysur sa me pare dhe me çdo kusht Edvin Kristaq Xhelatin dhe narkoshtetin e tij. sb
Shtuar më 16/12/2020, ora 18:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori