Berisha ironizon mbledhjen e Ramës
Kryeministri Berisha e ka cilësuar si të dështuar mbajtjen e mbledhjes së kabinetit Rama në Durrës. Përmes profilit të tij në Facebook, Berisha vlerëson si shkak të mosmbajtjes së mbledhjes në Durrës faktin se Gjushi nuk bindi dot pronaret e hoteleve ne qytetin bregdetar per te pritur falas kabinetin e Piktorit deshtak.


“Te dashur miq, mbledhja dyditore e kabinetit pa letra te Piktorit ne Durres deshtoi. Shkaku i anullimit qendron ne faktin se Gjushi nuk bindi dot pronaret e hoteleve ne Durres per te pritur falas kabinetin e Piktorit deshtak per nderin qe po i bente qytetit bregdetar me eventin historik! Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as qe futi doren ne qese per te sponsorizuar nje pjese te shpenzimeve te orgjive dhe mbledhjeve te qeverise nomade dhe pa dokumenta te zotit Rama ne qytetin e tij. Inati eshte diku tjeter ????”shkruan Berisha.

Kabineti Rama do të zhvillojë për herë të dytë sot mbledhjen informale të qeverisë në qytetin e Shkodrës.
Shtuar më 02/09/2013, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori