Ish-kryeministri Sali
Berisha ka vleresuar si ditë historike të kombit shqiptar shenjterimin e katedrales "Ngjallja e Krishtit" por ka dënuar
deklaraten e
Irinej, i cilësuar nga deputeti demokrat si armik i eger i shqiptareve. Për Berishën ai nuk
duhej të ftohej në
Tirane.
" Ultranacionalisti
Irinej, qe ka duar dhe shpirt te lyer me gjak shqiptaresh, i cili kurresesi nuk
duhej ftuar, me deklaratat e tij, dhe huliganet qe e shoqeronin me aktet e tyre, deshmuan se kane ardhur me qellim pikerisht ta shnderrojne kete akt te madherueshem hyjnor ne nje akt sherri te turpeshem. Duke denuar me ashpersi
deklaraten e kryepeshkopit Irinei, ftesen e tij ne kete ngjarje te shenjte per shqiptaret si dhe rrugaçrine e suites se tij, shpreh dhe nje here urimin tim me te perzemert per te gjithe besimtaret ortodoks shqiptare per kete ngjarje te madhe ne historine shpirterore te kombit tone. Mesa duket Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin
Irinej si nun te vizites se tij ne Beograd, 5 here te shtyre deri tani nga pala serbe." shkruan
Berisha në profilin e tij ne Facebook.
Me tej ai ftoi miqte e tij të mos konfondojne aktet primitive te Kryepeshkopit
Irinej dhe huliganeve qe e shoqeronin me aktin e madherishem e hyjnor te shenjtrimit te katedrales "Ngjallja e Krishtit" ne
Tirane. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2014,
ora 12:32