Berisha: Gjithçka për statusin, Rama në autobus
Update - Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se ai paraqiti dje në Vlorë kujtimet e vegjëlisë.

Ndërsa ka inaguruar rindërtimin e segmentit Fier-Levan, kryeministri Berisha premtoi më shumë investime të huaja gjatë 4 viteve të ardhshme.

"Dje kryetari i PS në shabllonin e mëparshëm iu paraqiti Vlorës dhe vlonjatëve kujtimet e vegjëlisë, e paraqiti veten fëmijë në plazh, po qëllimi që e bëri ishte diallëzor, sepse ai s`kishte qëllim tjetër veç të shkuljes së veshit. Edhe dje ftoi një qytetar që i kërkonte ti shkulte veshin por ai nuk shkoi se e kuptoi që ishte qëllim politik. Ne nuk do merremi me kujtimet e vegjëlisë por me shkolla, rrugë, me rritje rrogash e pensionesh. Ne do merremi me modernizimin e këtij vendi, shtrirjen e teknologjisë së lartë në çdo qelizë. Do bëjmë gjithçka që ta bëjmë Shqipërinë edhe më tërheqëse për investime të huaja. Shqipëria, 4-vjeçarin që vjen do të ketë projektet më gjigante. Edhe sot në mëngjes po lexoja që Shqipëria po hynte në vendet me investime të larta. Po e vërteta është se ne morën 4.2 miliard dollarë investime të huaja por Shqipëria potencialin e ka maksimal së paku për 8 miliard dollarë", tha Berisha.

10:53 - Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vijuar me turin e inagurimeve të rrugëve në të gjithë vendin. Gjatë paradites së sotme, kreu i qeverisë ka inaguruar riveshjen e segmentit Fier-Levan, segment ky me gjatësi 8.1 kilometra dhe me vlerë 119 186 100 lekë.

Më pas kreu i PD-së do të niset drejt Vlorës ku në mesditë do të ketë një konferencë për shtyp, ndërsa në mbrëmje do të prezantojë kandidatët për deputetë në këtë qark për zgjedhjet e 23 Qershorit. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori