Berisha ia pret “krahët” Topallit: Nuk do t'a mbështesja për kryetare
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për “Fakt” të Çim Pekës ka folur për herë të parë hapur ndaj ndryshimeve të fundit në PD, zgjedhjet dhe për Bashën si kryetar i PD-së.

Ndër të tjera, Sali Berisha foli edhe për figurat e lënë jashtë PD-së dhe nëse do t’i mbështeste ato nëse do kandidonin për kryetar të PD.

Në pyetjen se a do mbështeste Jozefina Topallin në garën kundër Bashës për kreun e PD-së, Berisha ka dhënë një përgjigje që nuk pritej.

Ish-kryeministri deklaroi se ai nuk do ta mbështeste këtë kandadim të Topallit.

Berisha: Asnjë njeri nuk do mbështesja dhe asnjë njeriu nuk do i përzihesha në garë. Përzierja ime ka marrë fund në çështjen e garave në PD. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2017, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori