Berisha i publikon foton dhe emrin: Sandër Lleshaj i shoqëruar me trafikantin e drogës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në shoqërinë e një trafíkanti droge sipas tij.

Duke iu referuar një mesazhi të mbërritur në adresë të tij nga një efektiv policie, Berisha shkruan se Lleshaj ndodhet në shoqërinë e Altin Shtjefnit për të cilin thotë se është i dënuar në Francë për trafik droge. Sipas efektivit që i referohet ish-kryeministri, Shtjefni është dënuar në Francë.

"Gjeneral Hasháshi shoqerohet me trafíkant droge! Lexoni denoncimin, mesazhin dhe shikoni foton e policit digjital.

Sb Pershendetje dr sot ministri Lleshaj me te dènuarin per trafík droge ne france Altin Shtjefni quhet zotria qe kame qarkuar me te zeze”, shkruan Berisha.
Shtuar më 23/05/2020, ora 20:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori