Berisha i prerë: Zëri në audiopërgjim i përket Agron Xhafajt
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për audiopërgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, duke theksuar se ky i fundit e meritonte këtë situatë.

Berisha tha se ishte i sigurt që zëri i përkiste Agron Xhafajt dhe se Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në këtë trafik droge.

“Ai është Agron Xhafaj, i regjistruar me sukses të plotë. Ai meritonte 100 herë atë regjistrim.

Emërimi i Fatmir Xhafajt ministër kishte vetëm një qëllim, kalimin e kodin e drogës. Edi Rama kërkoi kalimin e kodit të drogës nga Saimir Tahiri te ‘Fatzi droga”, tha Berisha në Neës24.

Sa i përket personit apo strukturave që kanë nxjerrë këtë audio-përgjim, Berisha refuzoi të japë emra sepse opozita nuk i ka forcat për të mbrojtur dëshmitarin, por la të kuptohet se materiali ka rrjedhur nga segmente të policisë, që ai i quajti të kriminalizuara. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori