Berisha i premton Fierit universitet
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim dje pasdite me qytetarë të Fierit. Berisha ka nënvizuar edhe njëherë premtimet e mbajtura nga qeveria e tij, si dyfishimi i pensioneve në fshat si dhe rritja e tyre me 50% deri 70% në qytet.“Në këto katër vite ne së bashku do të qëndisim, Fierin, do të qëndisim Myzeqenë, Mallakastrën, mbarë Shqipërinë, nuse për anëtare në BE. Ne iu jemi mirënjohës miqve tanë, me mirënjohje të pakufishme, për të gjithë mbështetjen që na kanë dhënë. Por ne nuk kërkojmë asgjë që nuk na takon, sepse ato që kërkohen nga ne janë mirësitë e mëdha për ju qytetarë të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë”-tha Berisha.

Ai ka premtuar se në katër vitet që vijnë, Fieri do të shndërrohet në një nga epiqendrat më të rëndësishme industriale të Shqipërisë, me universitetin e tij,me tregjet e mëdha, me zonat reja turistike, me parqet e mëdha energjetike, ndaj dhe le ta shndërrojmë këtë fushatë, në festën e fitores sonë të madhe, le ta shndërrojmë këtë fushatë në bashkimin tonë të madh në historinë e këtij kombi, le të bashkohemi së bashku rreth Fierit evropian, Shqipërisë evropiane, drejt të ardhmes sonë më të mirë, le të vazhdojmë ndryshimin. Rruga jonë nuk ka kthim, kjo është rruga e nderit, rruga e integrimit, rruga e begatisë, rruga e dinjitetit”.
Shtuar më 05/06/2009, ora 16:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori