Rinisja e futbollit në Spanjë, sigurohen fluturimet “charter” për transfertat

Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e skuadrave të Primera dhe Segunda Division për të studiuar etapat e rifillimit të kampionateve me synim që të kufizohet sa më shumë rreziku mbi shëndetin e futbollistëve dhe punonjësve të tjerë duke evituar zonat publike.

Palët kanë arritur një marrëveshje për këtë plan që do t’i prezantohet komisionit për shëndetin publik, por që mund të shoqërohet me modifikime të tjera. Sipas asaj që publikohet në mediet spanjolle, La Liga ka propozuar që skuadrat të udhëtojnë për sfidat e tyre në transfertë ditën e ndeshjeve me fluturime charter të cilat do të sigurohen nga vetë Liga.

Më parë La Liga kishte propozuar ndihma ekonomike për klubet psa u përket pagesave të hotelit për grumbullimet e futbollistëve për një kohë të gjatë, një propozim që u refuzua nga vetë futbollistët. NMë këtë mënyrë, La Liga mendoi që këto fonde të akordohen për fluturimet “charter” të skuadrave që do të luajnë ndeshjet e kampionatit në çdo 72 orë.


Shtuar 16.05.2020 18:25