Berisha i nxjerr emrin: Djali i drejtorit socialist kapet me lëndë narkotike
Një tjetër qytetar është ankuar tek Berisha, duke treguar rastin e një personi i cili është kapur me drogë. Bëhet fjalë për djalin e një drejtori, ku për të jepen vetëm inicialet.

Qytetari digjital e informon ish-kryeministrin se është kapur me kanabis shtetasi me inicialet XH.F., 22 vjeç. Ky është djali i Bardhok Frrokut, drejtor rajonal në Lezhë. I njëjti burim bën me dije se Bardhok Frroku, bashkëshorten e ka të emëruar në një pozicion të rëndësishëm në Degën e Thesarit po në Lezhë.

Statusi:

Shtepite e pushtetit shtepi droge!

Djali i drejtorit transportonte droge. Thuhen vetem inicialet, mbahen sekret lidhjet me pushtetin.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr doja te ju informoj se Kapet me kanabis në makinë djali i një nga drejtoret e rendesishem të Rilindjes në Lezhë. Eshte kapur me janabis personi me inicialet Xh.F, 22 vjeç, djali Bardhok Frrokut drejtor rajonal në Lezhë.

Theksojme se Bardhok Frroku ka dhe të i shoqen të emruar në një pozicion të rendesishem në degen e Thesarit po në Lezhë. Klanet e rilindjes në Lezhë janë në luftë me njeri tjetrin për kapjen e sa me shumë pushtet dhe zona të mbjelljes se droges dhe kanë filluar të dekonspirojne njeri tjetrin. Droga vjen nga zona e Kashnjetit ku nga burime të sigurta janë të implikuar edhe shumë pushtetar të tjere të rendesishem të rilindjes.

Shtuar më 31/10/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori