Berisha i kërkoi Ramës publikisht bërjen e testit të drogës, si u përgjigj kryeministri
Sali Berisha i bëri një pyetje Edi Ramës gjatë emisionit të mbrëmshëm “Opinion”. Berisha i kërkoi Ramës nëse është i
gatshëm të bëjë testin e
drogës.
Nga ana tjetër, Rama tha se është gati të bëjë edhe diçka tjetër, duke iu referuar
vettingut të politikanëve për Berishën, Bashën e Metën.
‘Kandidati për president në Ukrainë bëri testin e
drogës, është i
gatshëm ta bëjë këtë test ai? Po nuk i doli pozitiv jam gati ti pranoj të gjitha ato që ka thënë sot…”- u shpreh Berisha.
“Unë këtij njeriu nuk i jap përgjigje! Por jam i
gatshëm të bëjë jo këtë, por edhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër
vettingut të politikanëve, sepse mendoj se këtë e bën SPAK.
Unë jam i
gatshëm që nëse ky bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashke me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jam gati t’i nënshtrohem
vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një, të gjitha normat që respektojnë për gjykatësit e prokurorët. Nëse dalim të papërshtatshëm të ikim nga politika.
Nuk po i them se ca është ai, që më tregon testin e
drogës, kush përsërit shumë një akuzë e bën vetë. Unë jam gati që të gjithë së bashku t’i nënshtrohemi
vettingut të pasurisë.”- u shpreh Rama.
Shtuar më 17/05/2019,
ora 11:27