Berisha i hakmerret Ballës: Mungon kreu i Meduzës për ta dëgjuar shqiptarët
Berisha me Ballën sot kanë pasur serish një përplasje në Kuvend. Deputeti socialist Taulant Balla, ka kërkuar respektimin e orarit për në seancë, gjë që ka hasur reagimin e menjëhershëm të ish kryeministrit Berisha.

Fjalën e mori Balla i cili tha se: "Tani, unë në emër të grupit parlamentar të PS, i them drejtuesit të grupit parlamentar të PD, që vijmë në dhjetë të mëngjesit dhe nuk vijmë në dymbëdhjetë e gjysmë dhe do të bëjë rregullat sipas menjes së vetë. Rregullat shko veji te SHQUPI. Vjen ti në dymbëdhjetë e gjysmë dhe thua pse ka hyrë ky ligji. Kur të votohet ky ligj, ti nuk ke për të qënë në sallë".

Në këto momente, Berisha ka kërkuar replikë nga vendi. "Të gjitha argumentat e paraqitura nga parafolësi janë zero, në krahasim me domosdoshmërinë që kreu i Meduzës nuk është sot në këtë seancë, për ta dëgjuar shqiptarët. Cilindo që të takojë zotëria, do e takojë si kryenastradini më i madh. Nuk më impresionon ti zonjë me protokollet, (i referohet nënkryeatares Leskaj), nëse nuk shtyn takimet, të shtyjë takimet. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2015, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori