Berisha: Hetime per te gjitha lejet e ndertimit
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka kërkuar një shqyrtim i përgjithshëm të situatës së rrezikut që ekziston nga ndërtimet në gjithë Shqipërinë dhe në veçanti në Gjirokastër.
Në mbledhjen e Grupit, kryeministri Berisha informoi mbi situatën e krijuar një ditë më parë në Gjirokastër, nga shembja e pjesshme e një pallati pesëkatësh në lagjen "11 Janari", si dhe mbi masat e ndërmarra hap pas hapi për t'i ardhur në ndihmë banorëve.

“Të gjitha lejet e ndërtimit janë të financuara nga ryshfeti”, deklaroi Berisha, ndërsa kërkuar që të gjenden të gjitha mekanizmat në mënyrë që inspektorati i ndërtimit të vërë në lëvizje këshillat bashkiakë.

Ai u kërkoi autoriteteve vendore studime të plota gjeologjike për çdo qytet dhe shqyrtimin e hollësishëm të situatës së ndërtimeve.

Kreu i qeverisë përsëriti kërkesën për hetim të plotë të tragjedisë së Gjirokastrës dhe vënien para ligjit të përgjegjësve.

"Në atë kodër ka edhe banorë të tjerë dhe ne duhet të ndërhyjmë me urgjencë. Ndërkohë qytetarët e Gjirokastrës propozuan krijimin e një komisioni për verifikimin e kësaj situate", tha Kryeministri i cili siguroi se ky komision do të ngrihet menjëherë."Do të bëhet çdo përpjekje që pasojat e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë të kapërcehen, sikundër drejtësia me vendosmëri do të nxjerrë para ligjit të gjithë përgjegjësit", përfundoi kreu i qeverisë. (start)
Shtuar më 10/11/2008, ora 22:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori