Berisha: Heqja e vizave, transfuzion për ekonominë
Pëlqej
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë një interviste telefonike për agjencinë austriake të lajmeve APA deklaron se pret shumë nga liberalizimi i vizave, i cili do të hyjë në fuqi pas datës 15 dhjetor, ndërsa deklaron me bindje se ky proces do të ketë një efekt të ngjajshëm me transfuzionin e gjakut për ekonominë shqiptare

Berisha e sheh heqjen e vizave edhe si një sukses personal. “Në të ardhmen, afaristët shqiptarë nuk do të kenë më probleme gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit dhe kjo përbën “gjak të freskët për ekonominë”.

Gjatë bisedës me APA-në, Kryeministri Berisha foli edhe për statusin e vendit kandidat në BE, por nuk dha ndonjë afat konkret. “Ky është projekti kryesor dhe me interes jetik për vendin tim”, për këtë qëllim, ne do të bëjmë gjithçka për të qenë të suksesshëm”,- tha Berisha, ndërsa foli me nota negative për rolin që ka luajtur opozita në këtë proces. “Kjo ishte zgjedhja e Shefit të Opozitës, Edi Rama për të dëmtuar Shqipërinë”.

Duke folur për korrupsionin Berisha shprehet se “ai do të jetë gjithnjë një problem por që do të mposhtet mbi të gjitha, me teknologji moderne dhe me një kurs neoliberal. Me një aparat administrativ të lehtë dhe me outsoiurcing, si dhe nëpërmjet vazhdimit të procesit të privatizimit tashmë të përfunduar dhe me informatizimin e proceseve përkatëse; kësisoj, do të krijohet transparenca e nevojshme, e cila do t’ia bëjë më të vështirë jetën korrupsiuonit”,- tha Berisha.

Se sa gjatë do ta drejtojë ai ende vendin e vet si Kryeministër drejt BE- së, kjo mbetet e hapur. Sidoqoftë, ai e ka vullnetin për të punuar më tej. Kryeministri 66 vjeçar, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen si Presidenti i vendit më 1997, kur si pasojë e shembjes pas falimentimit të firmave të dyshimta investuese, një numër i madh shqiptarësh humbën depozitat e kursimeve dhe vendi ishte në prag të Luftës Civile, por që në vitin 2005 ai festoi një kthim sensacional në krye të Qeverisë, ështe i sigurt se ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhëshme. "Dhe kur Shqiptarët të votojnë për mua, unë do ta drejtoj sërish Qeverinë”,- ka deklaruar Berisha.
Shtuar më 19/11/2010, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori