Berisha: Heqja e vizave mbetet prioritet i qeverise
Albeu.com
Kryeministri Berisha deklaroi në komunitetin ndërministror për vizat se liberalizimi i vizave mbetet prioritet për qeverinë. Në fjalën e tij në këtë komunitet Berisha theksoi se Një ekip i Komisionit Europian ka vizituar vendin dhe ka ...... pasur kontakte me punonjës të administratës dhe të institucioneve.
"Në të gjitha blloqet e urdhër-rrëfyesit japin rezultate të prekshme theksoi Berisha duke shtuar se ky proces u shndërrua edhe në një faktor të rëndësishëm të ndryshimeve në kahe pozitive të vendit.

Berisha gjithashtu theksoi se procesi i liberalizimit të vizave është në rrugë të mbarë dhe në takimet me ekspertët e KE-së është bërë një informacion i saktë dhe të përgjeghshëm e të gjithë punonjësve të ardhur për të njohur ecurinë e këtij procesi.

Gjithashtu Berisha duke e cilësuar miratimin e ligjit kundër diskriminimit si shumë të rëndësishëm urdhëroi ngritjen e sekretariatit për zbatimin sa më të shpejtë të këtijligji. Sipas tij ligji ka një mbështetje të gjithanshme por duhet një përqindrim i madh në problemet e romëve dhe egjyptianëve. "Qeveria ka bërë përpjekje të madhe dhe po vazhdon përpjeket si për strehimin e tyre, shkollimin dhe regjistrimin e tyre" theksoi Berisha.
Shtuar më 17/02/2010, ora 01:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori