Berisha harron krizen, kalon nje fundjave me mbesat (VIDEO)
Albeu.com
Sali Berisha ka hequr këtë fundjavë kostumin e kryeministrit për të bërë ngjitjen e tij të radhës, këtë herë jo për të sfiduar shkallët e Murit Kinez, por Malin e Dajtit të mbuluar nga bora.
Por ajo që e bën të veçantë këtë fundjavë në Dajt ëshë shfaqja e kryeministrit Berisha me tri mbesat e tij, Sara, Dalila dhe Amla. Në qarqet mediatike dhe politike është e njohur lidhja e ngushtë e kryeministrit me mbesat e tij të vogla, por kjo është hera e parë që ai del me to në publik, gjatë pushimit te fundjaves.

Dhe mesa duket, ky pushim, është i domosdosëëm për kryeministrin, jo vetëm për javën që la pas, por më shumë për ditët e ngarkuara që janë përpara, ku i duhet të ecë me hapa të sigurtë në një terren të vështirë politik, jo dhe aq të panjohur, por gjithësesi, të pashkelur më parë. Dhe jo, rastësisht, duket se “gjyshi kryeministër” po u mëson vajzave të vogla të perballen edhe ato me terrenin e vështirë, duke u lënë si zgjedhje vetem ngjitjen. (tch)

Ja pamjet:

Shtuar më 07/02/2010, ora 03:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori