A do qëndrojë Morata te Juventusi?

Alvaro Morata mund të mbetet te Juventusi.

Forma e mirë që po kalon sulmuesi spanjoll thuhet se ka bindur drejtuesit e klubit nga Serie A.

Morata në dy ndeshjet e fundit ka shënuar tre gola, si dhe ka bërë një asistim.

Sulmuesi spanjoll është i huazuar nga Atletico Madrid.

Drejtuesit e klubit italian thuhet se do ta blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit.

Juventusi do të paguajë rreth 40 milionë euro dëmshpërblim.


Shtuar 21.12.2021 16:10