Berisha: Hapim kutite e materialeve
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se eshte gati per nje marreveshje per hapjen e kutive te dokumentacionit zgjedhor, nderkohe qe per hapjen e kutive te fleteve te votimit ai tha se duhet te repektohet ligji dhe kushtetuta e vendit.
Ne fakt ky nuk eshte nje qendrim i ri, pasi formula eshte diskutuar edhe pas darkes se Strazburgut. Por dialogu ka ngecur pikerisht tek ligji te cilit i referohet mazhoranca, sipas te cilit fletet e votimit asgjesohen pas hapjes se kutive te materialeve, pike qe kundershtohet nga opozita.

Berisha: Ka nje vendosmeri dhe vullnet te padiskutueshem, qe, ne perputhje me Kushtetuten,ligjet dhe vendimet e gjykatave te ketij vendi, te cilat mundesojne t’u jepet pergjigje dinjitoze kerkesave te cdo force politike dhe cdo qytetari te Shqiperi.

Pyetje: A do t’ju mjaftojne 2 jave apo do te kerkoni kohe shtese?

Berisha:
Une mendoj se qeveria ne perputhje me te gjithe percaktimet kushtetuese dhe ligjore te vendit, eshte e gatshme per cdo kompromis normal. Nuk ka asnje lloj hezitimi.

Pyetje: Cilat jane pikat qe mund te leshoni?

Berisha:
Pervec kushtetutes, ligjeve dhe vendimeve te gjykatave, une leshoj cdo pike. Une nuk di ndonje pike, ku une nuk mund te leshoj. Ne te gjitha sipas ketyre percaktimeve. Nuk ka vakuum ligjor. Gjerat jane qartesisht te percaktuara Eshte e rendesishme qe, cilido qe deshiron, te perfitoje nga hapesirat e medha qe krijojne ligjet e vendit, kushtetuta e vendit dhe vendime te tjera. Une kam besim se kjo do te ndodhe. Une vleresoj cdo perpjekje te cilitdo qe te perfitoje nga ato cka garantojne ligjet. Ligji garanton plotesisht dhe teresisht shqyrtimin nga secili prej jush, nga secila force politike te materialit zgjedhor, te arkivuar sipas rregullave ne arkive. Dhe cdo te drejte tjeter te cilen ligji i njeh dikujt, une kam provuar se i respektoj lirite dhe te drejtat e cdo njeriu, i respektoj ato me vendosmerine me te madhe. (tch)
Shtuar më 22/05/2010, ora 19:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori