Berisha: Grup pune per familjet e varfra
Albeu.com
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kreu i Këshillit të Ministrave Berisha u shpreh se do të ngrihet një grup pune i cili do të merret me verifikimin e familjeve në varfëri.Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë ka folur për byxhetin social duke thënë se është rritur me 56 përqind. Ai gjithashtu ka hedhur një lumë kritikash në drejtim të pushtetit vendor. Sipas kreut të qeverisë, bashkitë dhe komunat nuk kanë evidentuar familjet e varfra dhe për pasojë këto familje nuk janë trajtuar me ndihma ekonomike. Sipas Berishës në vend ka familje me varfëri ekstreme, ndjesa ka kërkuar marrjen e masave për t'u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë
Shtuar më 02/02/2009, ora 18:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori