Berisha-Gjukanoviq: Nuk do kete ndarje te Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Plani që synon copëtimin e Kosovës është një plan i varrosur. Kështu ka vlerësuar për Kosovën, kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq pas një takimi me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha në Tiranë.
Berisha dhe Gjukanoviq kërkuan që Këshilli i Sigurimit të konsultohet gjerësisht me faktorët lokalë rreth planit që parashikon vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.

Sipas tyre plani aktual 6 pikësh ka probleme serioze në përbërjen e tij, ndërkaq kryeministri Berisha e specifikoi planin e sekretarit Ban Ki-Moon si “një ndarje e butë e Kosovës”.

Kryeministri Berisha po ashtu vlerësoi veçanërisht rolin e Gjukanoviqit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. "Shqiptarët kanë patur dhe kanë tek Millo Gjukanoviq një mik të çmuar, një mik të ditëve të vështira të tyre. Ndihma e tij dhe kombit të tij që iu dhanë shqiptarëve në ditët më të vështira të tyre në Kosovë, përbën një bazë për marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve", u shpreh kryeministri Berisha.

Kryeministri shprehu bindjen, se kjo vizitë është një kontribut i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për intensifikimin e tyre, në të gjitha fushat në interes të dy kombeve e vendeve dhe rajonit në tërësi. (news24)
Shtuar më 25/11/2008, ora 20:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori