Berisha: Gjuha shqipe faktor percaktues per identitetin tone
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si faktorin përcaktues për ruajtjen e ekzistencës së kombit shqiptarë, alfabetin e gjuhës shqipe. Kryeministri Berisha përshëndeti sot konferencën shkencore me temë Kongresi i Manastirit dhe ...... njehsimi i alfabetit të gjuhës shqipe (1908-2008)", e cila po zhvillon punimet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Berisha ishte i pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm për kombin shqiptar, ku rreth 100 vjet më parë, intelektualët e asaj kohe hartuar alfabetin e gjuhës shqipe, të cilin e kanë përdorur dhjetëra breza, gjer në ditët e sotme, që kreu i qeverisë e ka vlerësuar si “ngjarjen më të shënuara dhe më të ndritura të historisë sonë kombëtare".

“100 vjet më parë burrat më të guximshëm dhe më të mençur të kombit vendosën në Manastir që alfabeti i gjuhës sonë të bazohej në alfabetin latin. Ky është vendimi më i mençur, më i guximshëm dhe më i rëndësishëm që shqiptarët kishin pasur. Me këtë vendim ata i dhanë gjuhës shqipe germat, me të cilat shqiptarët kishin mbrojtur ndër shekuj identitetin e tyre", u shpreh Kryeministri Berisha.

Sipas tij "kombi shqiptar ka një histori të vështirë, por njëkohësisht ka dëshmuar një përkushtim të madh për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin e vet". Kongresi i Manastirit, tha Kryeministri Berisha, "vendosi germat e frymës së vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe projektimin e kombit në vendin ku i takonte".

"Duke vendosur alfabetin për njehësimin e gjuhës, Kongresi i Manastirit krijoi plazmën e bashkimit kombëtar. Alfabeti ishte tharmi i bashkimit të shqiptarëve rreth identitetit dhe gjuhës së tyre. Nuk mund të injorohet ndikimi i madh i kësaj ngjarje në zhvillimet e mëvonëshme, kryengritjet e mëdha të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare që bënë të mundur pavarësinë e Shqipërisë", tha Kryeministri Berisha.
Shtuar më 17/11/2008, ora 19:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori