Berisha: Gjermania ul moshën e pensionit, Rama e Meta e rrisin me 2 vjet
Pëlqej
Duke marrë shkas nga ulja e moshës së pensionit në 63-vjeç nga Gjermania, ish-kryeministri Berisha akuzoi sot kreun e qeverisë dhe kryetarin e Kuvendit se me reformën e fundit në pensione, dyshja Rama-Meta po e rrit moshën e pensionit për burrat në 67 vjeç dhe 63 vjeç per grate.

"Te dashur miq, sot kur Gjermania ul nga 65 ne 63 vjeç moshen e pensionit dyshja Rama - Meta votuan ne Parlamentin e krimit nje anti-reforme te pashpirt, rritjen, jashte çdo kriteri social, te moshes se pensionit ne Shqiperi nga 65 ne 67 vjeç per burrat dhe nga 60 ne 63 vjeç per grate.
Pas votimit te ketij akti cinik e te papergjegjeshem, Edivin Kristaq Rama u deklaroi me mburrje te madhe shqiptareve se beri nje reforme qe per 20 vite asnje qeveri nuk e beri ne Shqiperi. Piktori deshtak eshte rritur ne bllokun hoxhist, asokohe parajse tokesore. Banoreve te tij nuk u mungonte, siç i thone fjales, as qumeshti i dallendyshes, nderkohe qe te tjeret vdisnin urie apo mbijetonin vetem me triska. Prandaj ai nuk arrin te kuptoj arsyet se perse asnje kryeminister para tij me ndjenjat me minimale te dhembshurise njerezore, me njohurite me minimale te vuajtjeve dhe dhembjeve te varferise, urise -kronike dhe mjerimit te shqiptareve, nuk pranoi te votonte nje akt çnjerezor si ai. Ligji per rritjen e moshes se pensionit ne moshen e pensionit te kombeve me te pasura te dheut prej vitesh qendronte ne sirtaret e qeverive te vendit dhe nuk votohej. Kjo sepse rritja e moshes se pensionit ne nivelet me te larta ne bote per njerezit qe ne vitin 92 erdhen te tretet me te varferit te tokes me vetem 204 dollare te ardhura vjetore per fryme, ishte per ta nje ndeshkim i rende dhe i pamerituar. Gjermania sot ka tregun e punes me funksional ne bote. Kombi gjerman ka moshen mesatare 50% me te larte se sa shqiptaret. Por keto nuk e penguan qeverine e ketij vendi, qe ne nje akt njerezor, social te uli me dy vjet moshen e pensionit." shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë protesta. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori