Berisha: Gati te ngre komision hetimor, nuk dal mbi gjykatat
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha deklaron se qeveria është e gatshme që të japë kontribut madhor për të kaluar krizën politike në vend. Por ai është shprehur i prerë se kutitë nuk hapen. Berisha tha në mbledhjen e grupit të PD-së se ...... është gati të ngrejë komision hetimor parlamentar qe këtë te enjte, por nuk shkel kurre mbi vendime gjykatash.. "Unë kam vullnet të ulem me opozitën dhe që mazhoranca të japë kontribut madhor në zgjidhjen e krizës. Por nuk mund të diskutoj vendimet e gjykatave ", u shpreh kreu i qeverisë.
Ai ka kërkuar që kryesocialisti Rama të listojë të gjitha problemet që ka me qeverinë duke deklaruar se është i gatshëm që të ngrejë një komision hetimor që nesër, ku opozita të ketë shumicën.

Berisha ka kërkuar që kreu i shtetit, Bamir Topi të eksplorojë të gjitha mundësitë e dialogut mes palëve
Duke folur për vizitën e tij në Itali, tha se kulmi i saj, ishte takimi me kryeministrin italian Silvio Berlusconi. "Kryeministri italian u angazhua të inkurajojë investitorët italianë në vendin tonë. Ai inkurjoi agjencitë turistike për të organizuar ture drejt vendeve të mrekullueshme në Shqipëri", u shpreh ai.

Sipas tij, investitorët e huaj, e në veçanti ata italianë, kanë më shumë besim të investojnë në vendin tonë.
Berisha pohoi se mori mbështetje të plotë nga qeveria italiane.

Kreu i qeverisë ka folur për deklaratën e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi se Italia do bënte përjashtim në luftën ndaj skafeve ndaj atyre që sjellin vajza të bukura, tha se Berlusconi bëri një kompliment ndaj tre gazetareve shqiptare, e cila ngjalli keqkuptim. "Komplimenti padrejtësisht ngjalli një keqkuptim. "Komplimenti padrejtësisht ngjalli keqkuptim. Nëse Berlusconi bëri një kompliment në drejtim të treja gazetareve që ishin shumë të pashme, nuk duhet te keqkuptohet. Kjo ishte një shaka e tij", shtoi ai.
Shtuar më 15/02/2010, ora 20:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori