Berisha garanton bashkepunim me opoziten, asnje koment per Edi Ramen
Albeu.com
Berisha garanton bashkepunim me opoziten, asnje koment per Edi RamenNje dite pas Kongresit te Jashtezakonshem te PS, kryeministri e njekohesisht lideri i PD, Sali Berisha nuk ka bere asnje koment per kreun e ri te PS, por eshte shprehur se do te bashkepunoje me opoziten dhe me cfaredolloj partie tjeter. "Kerkoj nga opozita qe te ofroje mirekuptim dhe konsensus. Jam i hapur per te bashkepunuar me te gjitha forcat e opozites", tha Berisha.

Nderkohe ne lidhje me kreun e ri te partise socialiste Berisha u shpreh shkurt se eshte e drejte e anetaresise se PS te zgjedhe kreun e saj. Keto komente kryeministri i ka bere sot ne ambientet e Fakultetit Ekonomik ne Tirane ku pershendeti fillimin e vitit akademik per 7000 studentet e ketij fakulteti. news24
Shtuar më 10/10/2005, ora 20:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori