Berisha fundjavën ua kushton mbesave dhe nipit
Fillimi i vitit të ri shkollor ka qenë impenjativ edhe për kryeministrin Berisha, i cili këtë fundjavë ja ka kushtuar mbesave dhe nipit të tij. Siç bën të ditur zyra për shtyp e kryeministrisë, Sali Berisha së bashku me bashkëshorten e tij zonjën Liri Berisha, i ka shoqëruar ata, në një nga kancelaritë e kryeqytetit për të blerë artikujt shkollorë dhe përgatitur për ditën e parë të shkollës që fillon nesër.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij, siç raporton News24, i kanë shoqëruar mbesat dhe nipin teksa kanë përshkruar një e nga një stendat e kancelarisë, duke përzgjedhur gjërat e fundit që u kanë mbetur si mjetet shkollore, çantën, fletoret dhe kancelari të ndryshme që ata do ti përdorin në këtë vit të ri shkollor.

Te njejtat burime pohuan se kryeministri Berisha, u shpreh i kënaqur se këto ishin blerjet më të gëzueshme të vitit, ndërsa ka uruar çdo fëmijë që ulet nesër në bankat e shkollës, për një vit sa më të mbarë e suksese në mësim.
Shtuar më 05/09/2010, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori