Berisha fundjavë familjare në Dajt (FOTO LAJM)

9.01.2011 - Kryeministri Berisha ka gjetur pak kohë në këtë fundjavë për familjen e tij. I shoqëruar nga anëtarët e familjes ai ka kaluar këtë fundjavë në malin e Dajtit.
Berisha në Dajt
Kryeministri Berisha ka gjetur pak kohë në këtë fundjavë për familjen e tij. I shoqëruar nga anëtarët e familjes ai ka kaluar këtë fundjavë në malin e Dajtit. Kreu i qeverisë është filmuar edhe këtë herë teksa të shëtit me mbesën e tij më të madhe, ndërsa nuk nguron të lëshojë edhe mesazhe politike. Sipas tij, ngjitja në një majë, në prag të cdo fushate zgjedhore ndjell fitore.

"Erdha për të uruar nga kjo majë edhe një herë të gjithë shqiptarëve Gëzuar Vitin e Ri. Deti më jep thellësi, majat frymëzim edhe fuqi. Më është bërë tashmë si rit, që në prag të cdo fushate unë ngjitem në një majë, e kam si mbarësi, ndjell fitoren",- u shpreh kryeministri.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha ndan me publikun momente nga jeta e tij familjare. Vitin e kaluar, pikërisht në 26 shkurt, ai është filmuar së bashku me dy mbesat e tij në malin e Dajtit, ndërsa verën 2009, pak kohë pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe në kulmin e debatit për rezultatin e këtyre zgjedhjeve ai u pa të notonte në bregdetin jonian, plot 123 minuta duke thyer kështu rekordin e tij personal.

Shikoni fotografitë:
Shtuar më 09/01/2011, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori