Berisha fton opoziten te bashkepunoje
Albeu.com
Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, Kryeministri Sali Berisha, i bëri sot thirrje opozitës nga foltorja e parlamentit që të braktisin vendimin e tyre për të mos votuar asnjë ligj dhe të bashkëpunojnë me qeverinë.
"Vendimi për të mos votuar asnjë ligj të këtij parlamenti, ju nxjerr juve de fakto jashtë misionit për të cilin jeni votuar. Ju keni marrë një votëbesim për të bërë ligje në të mirën e qytetarëve. Un ju garantoj ju se nuk dua kurrë të përfitoj nga një vendim i tillë. Ne e kemi lënë pas sistemin që udhëhiqej nga kulti i armikut. Thirrja ime shume e sinqertë ndaj jush është: urdhëroni të bashkëpunojmë", theksoi zoti Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se do donte te fliste vetëm për veprën e atyre qindra dhe mijëra të rinjve të cilët, 20 vjet më parë me 2 korrik, u vërsulën në ambasadat e vendeve të huaja në Shqipëri dhe ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve për Shqipërinë.

"Do te kishte qene ndoshta krejt tjetër ecuria e këtij vendi. Këta djem dhe vajza përfaqësojnë më shume se çdo gjë tjetër vuajtjet e këtij populli. Ata u ngritën në një kohë kur më të shumtit mendonin që Shqipëria do vazhdonte të mbetej Kuba e Adriatikut", deklaroi ai.



Ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i cili akuzoi kryeministrin si përgjegjës për uzurpimin e organeve të drejtësi, dhe se e ka marrë pushtetin pa votë. Sipas Ruçit "kjo është përmendorja që meritojnë këta njerëz", pasi pushtetin nuk e kanë marrë me votë,por ka vjedhur votat .
Shtuar më 01/07/2010, ora 12:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori