Berisha fton LSI per bashkeqeverisje
Albeu.com
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i bëri thirrje publike Lëvizjes Socialiste për Integrim të bashkohej me ta në koalicionin qeverisës. Sali Berisha nga foltorja e Partisë Demokratike i bëri sot paradite thirrje ...... publike partisë Lëvizja Socialiste për Integrim t’i bashkohej koalicionit të tyre në formimin e qeverisë.

“Unë mendoj se LSI në interesin më të mirë të vendit duhet ta vlerësojë ftesën time të sinqertë. Kjo është një ftesë publike që i bëj kësaj force dhe pres reagimin e tyre”, deklaroi z. Berisha.

“Koalicioni ynë mund të jetë solid dhe efiçent. Unë s’mund të bëj koalicion të gjerë dhe opozita të mbetet me 4 deputetë. Ky është interesi më i mirë i vendit, me pika të përbashkëta programore. Me LSI-në ne zgjerojmë bazën elektorale si dhe spektrin e qeverisjes. Qeveritë e minorancës mbeten in-extremis, pasi të preferueshme nuk janë”, tha Berisha.

Pyetjes se në rast koalicioni me LSI a do të pranonte Berisha t’i jepte karrigen e Kryeministrit z. Meta për dy vjet, Berisha iu përgjigj se koalicioni do të jetë transparent, dhe se shqiptarët votuan Sali Berishën. “Ky koalicion nuk është pazar karrigesh, por koalicion integrimi’, shtoi kreu i PD.

Berisha bëri të ditur se koalicioni me PR dhe partitë e tjera ka një gamë më të gjerë se ai parazgjedhor dhe u shpreh se marrëveshja e bashkëpunimit midis tyre do të jetë edhe paszgjedhor.

Berisha mbrojti deklaratën e KQZ për rezultatin paraprak që deklaroi mbrëmë. “Ky është një standard ndërkombëtar, dhënia e rezultateve paraprake, s’ka asgjë për t’u alarmuar. Askush nuk deklaroi se ky ishte një rezultat përfundimtar”, shtoi ai. (start)
Shtuar më 04/07/2009, ora 22:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori