Berisha fton LSI-në për qeveri teknike: Zgjedhje me Ramën nuk mund të ketë
Teksa i është kërkuar një koment për qëndrimin në heshtje të LSI-së për protestën e opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një ftesë kësaj force politike sipas tij të bëjë bilancin dhe të zgjedhë në cilin krah do të rrijë, qytetarëve apo banditokracisë.

“Ky është moment kritik për çdo forcë politike. Çdo forcë politike që nuk ka humbur prekjen, lidhjen me qytetarët, është e ftuar të bëjë bilancin, të bëjë zgjedhjen në cilën anë do të rrijë, atë të banditokracisë apo në anën e qytetarëve”.

Pra po ftoni LSI?

Berisha: Edhe Rama po të dojë të largohet të krijojë qeveri teknike

Kush e drejton qeverinë teknike?

Berisha: Do vendosin forcat politike kush do e drejtojë, unë them që s’pengohet asnjë që të japë kontribut në qeverinë teknike.

Do e njihni rezultatin nëse rikonfirmohet në zgjedhjet e Qershorit Rama kryeministër?

Berisha: Zgjedhjet e qershorit me Ramën s’mund të ketë, më vjen keq, duhet të kuptojë çdo shqiptar këtë moment kritik dhe jetik. Përveç vitit 91 s’ka pasur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve.

Nëse Rama nuk pranon kushtet?

Mosbindja civile ka 52 forma demokratike të saj, kjo është vetëm njëra, do zgjedhim gjithsecilën për t’i treguar vendin atij Edi Eskobarit…

Në 1991 me kultin e Enver Hoxhës nuk kishte zgjedhje dhe tani me kultin e krimit nuk ka zgjedhje. Nëse Rama nuk pranon PD do t’ia imponojë me një këmbë./Albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 19:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori