Berisha fton KOP te jape idete ndaj 100 diteve te qeverisjes
Albeu.com
Kreu i PD Sali Berisha ka kerkuar sot nga anetaret e Komitetit te Orientimit te Politikave te japin idete e tyre per qeverisjen e 100 diteve, duke afruar edhe eksperte te administrates publike ne kuader te atij qe ai e cileson tranzicion te bute."Nje grup i kualifikuar ka bere projektin e 100 te diteve te qeverisjes, qe do t'i paraqitet parlamentit te ardhshem. Ju ftoj te punojme mbi kete dokument, te debatojme dhe t'a shnderrojme kete ne nje axhende te perditshme. Per 100 dite rresht qeveria e ministrite do bejne zotimin e programit te perditshem. 100 ditet e ardhshme dua te jene ditet me intensive te jetes sone, qe te hedhim themelet e ndryshimit", tha kreu demokrat. Berisha ka deklaruar se lufta ndaj korrupsionit do te jete prioritet i qeverisjes dhe ka siguruar se mbledhjet e qeverise se tij do te jene te hapura per gazetaret dhe grupet e interesave. news24
Shtuar më 16/07/2005, ora 22:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori