Berisha fton biznesin gjerman të investojë në Shqipëri
Në Tiranë mbahet forumi ekonomik Shqipëri-Gjermani, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha i cili u shpreh se ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk njohu recesion, por u rrit me 22 për qind.


"Ky forum është i rëndësishëm për marrëdhëniet ekonomike dypalëshe. Shqipëria ka administratën më të vogël në planet sipas përqindjes së popullsisë. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ulur barrën burokratike për biznesin. Ftoj biznesin gjerman të investojë në Shqipëri, pasi ky vend ka kapacitete të mëdha", tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2012, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori